LAJMI I FUNDIT:

Rriten prodhimet industriale në Maqedoni

Rriten prodhimet industriale në Maqedoni
ARCHIV - Kraftwerkstechniker montieren am 31.07.2013 in Bremen in einem Steinkohlekraftwerk eine Dampfturbinenanlage. Auch wenn Inlandskunden wieder mehr bestellen: Die schrumpfende Nachfrage aus Schwellenländern wie Russland oder Brasilien bremst das Geschäft der deutschen Maschinen- und Anlagenbauer. Die deutsche Schlüsselindustrie wartet weiter auf die Trendwende zum Besseren. Foto: Ingo Wagner/dpa (zu dpa "Schwaches Auslandsgeschäft: Auftragsflaute im Maschinenbau hält an" vom 01.07.2014) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimtaria industriale në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar shënon rritje prej 8,4 për qind.

Në bazë të sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin e minierave dhe gurthyeseve në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rënie prej 0,3 %, në sektorin Industri e përpunimit shënohet rritje prej 16,9 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim shënon rënie prej 28,4 %.


Rritja në sektorin Industri e përpunimit është rezultat, para së gjithash, i prodhimtarisë së rritur të prodhimeve ushqimore, të pijeve, të tekstilit, të prodhimeve nga goma dhe prodhime nga masa plastike, prodhimtari të mineraleve tjera jometalike, prodhimtari të prodhimeve të fabrikuara metalike, përveç makinave dhe pajisjeve, prodhimtari të pajisjes elektrike, prodhimtari të makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër, prodhimtari të automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmë-rimorkio dhe prodhimtari të mobiljes.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rritje tek prodhimet intermediare, përveç energjisë për 15,8 %, prodhime kapitale për 26,6 %, prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,3 % dhe prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,3 %, ndërsa rënie shënon tek Energjia për 26,1 %./Telegrafi/