LAJMI I FUNDIT:

Rritën kreditë e këqija

Rritën kreditë e këqija

Kreditë e këqija u rritën në gjashtëmujorin e parë të vitit pavarësisht nga plani kombëtar që qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë vënë në jetë për uljen e tyre.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka Qendrore tregojnë se në fund të muajit qershor, huat me probleme arritën në 19.96 për qind e totalit.  Kjo shifër është më e ulët se sa qershori i vitit të kaluar. Por, nëse krahasohet me fundin e vitit 2015, kredia me probleme është rritur me mbi 1.75 pikë përqindje.


Kreditë e këqija arritën kulmin në shtator të 2014-ës kur cekën shifrën 25 për qind. Me ndihmën e Fondit Monetar, qeveria dhe Banka e Shqipërisë hartuan një plan të përgjithshëm kombëtar për të përmbysur tendencën.

Plani parashikonte një sërë masash, mes të cilave edhe detyrimin e bankave për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e këqija me afat mbi tre vjet. Si rezultat i kësaj mase por edhe ristrukturimeve të huave më të mëdha problematike, kreditë e këqija zbritën deri në 18.22 për qind në dhjetor të vitit të kaluar.

Por pas këtij muaji, portofoli i huave të pakthyera është rritur sërish, i ndikuar veçanërisht nga falimentimi i kompanisë “Kurum” dhe kriza financiare e “Armo”-s.

Shumë shpejt parlamenti pritet të miratojë dy ligje kyçe, pjesë e planit kombëtar të kredive të këqija, që janë ligji i falimentit dhe ai për shoqëritë e përmbarimit. Autoritetet shpresojnë se të dy këto ligje do ta bëjnë më të lehtë uljen e kredive të këqija, që mbetet një nga ngërçet më të mëdha të ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori