LAJMI I FUNDIT:

Rriten eksportet e Shqipërisë në BE, Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut

Rriten eksportet e Shqipërisë në BE, Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut

Eksportet shqiptare të industrisë agro-përpunuese u rritën me rreth 25-30% në tre muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shtrirja gjeografike është zgjeruar në vendet e BE-së, Skandinavisë, Lindja e Mesme e deri në Afrikën e Veriut.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halilaj , tha në një intervistë për ATSH-në, se impakti i mbështetjes financiare adresuar sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit, do të nxisë trendin e rritjes së eksporteve “made in Albania” në tregjet e huaja.


“Shtrirja në eksporte e agroindustrisë është shumë e gjerë nga vendet e Bashkimit Europian, që janë edhe tregjet më të kërkuara pasi kanë edhe çmimet më të larta. Eksportet “made in Albania”, shkojnë edhe drejt Rusisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, deklaroi Halili.

Kampion në këto eksporte janë produktet e peshkut. Sardelet, açuget që prodhohen në Shqipëri i shërbejnë një tregu të mirë të BE-së, si në Gjermani, vendeve skandinave etj. Ndërsa eksportet nga kjo industri vijojnë edhe për produktet e perimeve të përpunuara etj.

Me rritjen e aktivitetit të përpunimit dhe konservimit të peshkut dhe kërkesës në rritje të tregjeve të huaja për këto prodhime “made in Albania”, institucionet e linjës po punojnë për rritjen e kuotave të eksportit të peshkut të përpunuar dhe sidomos të specieve të vogla pelagjike, veçanërisht açugeve dhe sardeleve, drejt vendeve të BE-së, për të krijuar kështu hapësira më të mëdha eksporti dhe frymëmarrje më të madhe për këtë sektor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori