LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e shtëpive në Eurozonë dhe BE

Rriten çmimet e shtëpive në Eurozonë dhe BE

Çmimet e shtëpive dhe banesave, të matura nga Indeksi i Çmimit të Banimit, në tremujorin e tretë të vitit 2017, u rritën me 4.1 për qind në Eurozonë dhe me 4.6 për qind në vendet anëtare të Bashkimi Evropian (BE), thuhet në raportin e Eurostat, shkruan Telegrafi.

Krahasuar me tremujorin e dytë të po të njëjtit vit, çmimet e banesave u rritën me 1.7 për qind si në Eurozonë ashtu edhe në BE.


Ndër vendet anëtare për të cilat disponohen të dhëna, rritjet më të larta vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e tretë të vitit 2017 janë regjistruar në Republikën Çeke me 12.3 për qind, Irlanda me 12 për qind dhe Portugalia me 10.4 për qind, ndërsa çmimet ranë në Itali me 0.9 për qind.

Krahasuar me tremujorin e kaluar, rritjet më të larta u regjistruan në Irlandë me 5.7 për qind, Maltë me 4.3 për qind dhe Holandë me 3.7 për qind, ndërkohë që rëniet u vërejtën në Rumani me 1.6 për qind, Finlandë e Itali me 0.5 për qind dhe Qipro me 0.3 për qind. /Telegrafi/