Për shkak të ngritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregjet ndërkombëtare, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kilogram miell.
Derisa sipas Zejnullahut, në tregun ndërkombëtar ky çmim tashmë ka arrit deri në 80 euro.
Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme të miellit, karburanteve 1.60 euro, të vajit ushqimor, sheqerit dhe energjisë elektrike.
Zejnullahu thekson se një bukë prej gjysmë kilogrami pritet të shtrenjtohet deri në 50 centë.
“100 kilogram miell sot ende jemi duke shitur me 52 euro. Ndërsa, sot për të importuar grurë kishte me dalë çmimi 600 euro një tonë miell. Kurse, miellin që jemi duke shitur tash është me çmim të rezervave tona, përndryshe çmimi i importit të grurit është ngritur shumë. Sot, aktualisht është 400 euro çmimi i grurit për një tonë të importuar, që i bie se me këtë ‘prodhohet’ një çmim 600 euro për një tonë miell, minimum. Jemi duke u munduar me mbajt një stabilitet me mjete vetanake, por përndryshe importi është shtrenjtuar shumë, që nënkupton se mundet të ketë ngritje të mëdha edhe në Kosovë”, thekson Zejnullahu për KP.
Kreu i shoqatës së mullisëve, po paralajmëron edhe shtrenjtim të bukës deri në 50 centë në tërë vendin. Megjithatë ai thotë se disa furra, në disa qytete veç kanë nis ta aplikojnë këtë çmim nga vjeshta e kaluar.
Megjithatë, sipas tij, shumë qytetarë janë duke deponuar miell në sasi të mëdha, që sipas Zejnullahu është një dukuri jo e mirë.
“Njerëzit janë duke deponuar shumë nëpër shtëpia që është një dukuri e keqe për momentin. Çmimi i grurit, sot, i Serbisë është diku 360 euro për një tonë, ndërsa i Francës ka shkuar deri 420 euro për tonë grurë. Sot, mielli në Evropë është 80 euro për 100 kilogramë ose 800 euro për një tonë miell. A pritet të rritet edhe çmimi i bukës? Po, tash buka duhet ta mbërrijë çmimin 50 centë, më tepër kishte me qenë e paarsyeshme. Furrat që kanë punuar nën këtë çmim sot duhet me mbërri çmimin e bukës 50 centë. Ndërsa disa furra i ngritën çmimet shumë herët me 50 centë”, thotë ai.
Për shkak të luftës në Ukrainë, përveç shtrenjtimit të karburanteve, që nuk ka të ndalur, edhe produktet ushqimore bazike vazhdojnë të shtrenjtohen çdo ditë në tregun e Kosovës.
Sot nëpër disa dyqane në Prishtinë, çmimi për një kilogram miell ka arrit 0. 79 centë, për 5 kilogram 3.99 euro, një litër vaj ushqimor 1.85 euro, një kilogram sheqer ka arrit 89 centë – 5 kilogramë 4.09 euro, perimet (speca) nga 2.15 deri 2.39 euro, nafta një litër 1.60 euro, energjia elektrike për tarifën e ulët 5.9 centë dhe për tarifën e lartë 12.52 centë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert