Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin maj 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (4.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2%) – (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2.9%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, njofton ASK-ja.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-0.5%); perime (-5.6%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2018 me muajin qershor 2017 ishte 0.8%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.8% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin qershor 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.8%); perime (9.0%); pije alkoolike (2.3%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transport personal (8.4%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (2.5%) – (ngritje e çmimit të biletave me airoplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK”, theksohen në njoftimin e ASK-së.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (-8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.5%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHeb's mbërrin edhe në Shqipëri
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Vitaland me 3000 dhurata feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori
Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg
Erdhi momenti - CineStar feston ditëlindjen e parë me oferta dhe aktivitete të veçanta
13 universitete evropiane dhe mbi 20 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në Universum - mundësi të reja për studim dhe punësim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë