LAJMI I FUNDIT:

I rridhte mjalti nga muri, tavani i ishte mbushur me bletë (Video)

I rridhte mjalti nga muri, tavani i ishte mbushur me bletë (Video)

Cherisse Mulzac ishte befasuar kur pa t’i rridhte mjalti nga muri i banesës në New York, por u tmerrua kur kuptoi se e ka tavanin e mbushur me bletë.

Gruaja 52-vjeçare e ka kërkuar ndihmën e një bletari, por aty është dashur intervenimi i profesionistit për të nxjerrë afro 35 mijë bletë.


Insektet që po jetonin aty për afro dy vjet, janë nxjerrë me një aparat që krijon sistem të butë vakumi dhe i futë në rezervuar.

“Shihja nganjëherë më shumë bletë, por nuk mendove se ato kanë krijuar fole. Në momentin që u plasarit tavani, kuptova sa shumë ishin dhe se nga vinte mjalti”, ka thënë Mulzac lidhur me rastin. /Telegrafi/