LAJMI I FUNDIT:

RrGK dënon uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

RrGK dënon uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore të Gjakovës për uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn, për vrasjen brutale të bashkëshortes dhe vajzës së tij, në gusht të vitit 2018.

“Dënimi prej 24 vite e gjysmë burg, i shqiptuar pas rigjykimit ndaj Ndrecajt është në kundërshtim të plotë, përveç me rrethanat e kryerjes së veprës, po ashtu edhe me rregullat e përgjithshme me të cilat parashihet zbutja apo ashpërsimi i dënimit.


Vepra penale “Vrasje e rëndë” në rastin Ndrecaj bart në vete dy kualifikime ligjore; vrasjen e bashkëshortes së tij, Valbona Ndrecaj si dhe vrasjen e fëmijës (vajzës 9 vjeçare). Për këtë vepër penale parashihet dënim me burgim të përjetshëm, në rastin konkret rrethanat e kryerjes së kësaj vepre, siç janë; mënyra e kryerjes së vrasjeve dhe fakti që viktimat kanë qenë të pambrojtura është dashur të ndikojnë në ashpërsimin e dënimit duke ju shqiptuar dënim me burg të përjetshëm të pandehurit Ndrecaj”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Pjetër Ndrecaj dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij
Lexo po ashtu Pjetër Ndrecaj dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij

RrGk thekson se qëllimi i sanksionit është rehabilitimi i kryerësit të veprës si dhe krijimi i vetëdijes publike që personat që kryejnë vepra të tilla ndëshkohen.

“Ulja e dënimit ndaj Ndrecajt, jo vetëm që nuk do ta rehabilitojë atë, por do të shërbejë si motiv për të tjerët që të kryejnë vepra të ngjashme.

Besojmë fuqishëm që Prokuroria do të ushtrojë ankesë dhe se Gjykata e Apelit do ta ndryshojë këtë aktgjykim për t’i shqiptuar dënim maksimal të pandehurit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori