LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter ushtarak i Kroacisë, një i vdekur

Rrëzohet një helikopter ushtarak i Kroacisë, një i vdekur

Një helikopter ushtarak thuhet se është përplasur në det larg ishullit të Zlarin në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri u rrëzua në det në orën 11:06 të paradites së sotme në një fluturim nga Zablac për në Zlarin.


Nuk dihet se sa njerëz ishin në bord, megjithëse disa media kanë raportuar trupi i anëtarit të ekuipazhit të helikopterit është tërhequr nga deti.

Një njësi mjekoligjore mbërriti edhe në ujoren e Zablacës dhe dy anije të policisë detare ishin
dërguar në vendin e ngjarjes.

Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor, i cili filloi në orën 10:30.

Helikopteri, një Kiowa OH-58 D, siç duket kohët e fundit ishte dhuruar Ushtrisë kroate nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, tntportal.ba shkruan se një anëtar i Forcës Ajrore Kroate, gjeti vdekjen në përplasjen e helikopterit në det. /Telegrafi/