LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter në Turqi, 13 ushtarë të vdekur

Rrëzohet një helikopter në Turqi, 13 ushtarë të vdekur

Në zonën Şenoba të komunës Uludere, në qytetin Şırnak të Turqisë rrëzohet një helikopter ushtarak i tipit Cougar, ku si pasojë bien dëshmorë 13 ushtarë.

Në një deklaratë të publikuar nga faqja e internetit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë njoftohet se është rrëzuar një helikopter i tipit AS 532 Cougar me 13 persona në bord, ku sipas të dhënave paraprake është rrëzuar pasi është penguar në linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu në deklaratë shprehen ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve të rënë.


Edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Çështjeve të BE-së dhe kryenegociatori Ömer Çelik, në një postim në median soaciale në Twitter kanë shprehur ngushëllimet për 13 dëshmorët.

“Dhimbja për trimat tanë të rënë dëshmorë në helikopterin e rrëzuar në Şırnak ka tronditur zemrat tona. Allahu i mëshiroftë. Shpreh ngushëllimet për popullin tonë”, është shprehur ministri Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency.

Ndër të tjera bëhet e ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerali Hulusi Akar, ministri i Mbrojtjes Fikri Işık, zv.kryeministri, Mehmet Şimşek dhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu pas aksidentit janë nisur drejt qytetit Şırnak.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori