LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Japoni, 11 të vdekur

Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Japoni, 11 të vdekur

Një aeroplan ushtarak amerikan në të cilin gjendeshin 11 veta, nga ekuipazhi dhe pasagjerët është rrëzuar në ujërat, në brigjet e Japonisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkaku i rrëzimit është i panjohur dhe emrat që janë në bord ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa të afërmit e tyre janë njoftuar, kanë thënë autoritetet amerikane.


Siç thuhet më tej, aeroplani ishte në rrugë drejt transportuesit të aeroplanëve USS Ronald Reagan në Detin e Filipineve.

Po sipas mediave të huaja, anijet luftarake amerikane së fundmi kanë qenë të përfshira në disa aksidente.

Vetëm në muajin gusht, Marina Amerikane kishte humbur 10 veta nga personeli, kur USS John McCain u përplas me një cisternë pranë Singaporit.

Gjithashtu, rreth dy muaj më parë, USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash jashtë brigjeve të Japonisë, ku gjetën vdekjen shtatë persona. /Telegrafi/