LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet që paraqesin kafshimet e një qeni

Rreziqet që paraqesin kafshimet e një qeni

Në përgjithësi qentë i duan fëmijët. Mirëpo, fëmijët, ndonjëherë, duke luajtur me ta, i nervozojnë, aq sa i detyrojnë që të reagojnë me kafshim.

Të gjithë qentë mund të bëhen agresivë nëse raporti i tyre më njeriun nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë, transmeton Telegrafi.

Shtimi i qenve endacakë dhe agresivë nëpër rrugë është kthyer në problem serioz për rreziqet që ata sjellin. Prania e këtyre qenve në rrugë, përveç mungesës së higjenës dhe rrezikut të sulmit fizik është kthyer në një shqetësim real, ndaj të cilit duhet të merren masa konkrete.


Pasojat dhe mjekimi

Kur plaga është e sipërfaqshme, si gërvishtje e thjeshtë, mjafton që ajo të lahet me ujë të rrjedhshëm e me sapun dhe të përdoret një dezinfektues.

Kur plaga është e thellë dhe ka provokuar shqyerjen e lëkurës, daljen e dhjamit të nënlëkurës dhe ka prekur edhe muskujt, atëherë duhet që plaga të pastrohet me ujë dhe sapun; të ndalohet hemorragjia; duhet të bëjmë një fashim të shtrënguar dhe të dezinfektojmë plagën me një dezinfektues (jo me alkool të denatyruar).

Çfarë mund të transmetojë:

Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu.

Në qoftë se kafshimi është një gërvishtje e lehtë e sipërfaqshme dhe është e dezinfektuar mirë, nuk paraqet ndonjë rrezik. Megjithatë dhëmbët e qenit kanë mikroorganizma.

Përveç infeksionit, dy sëmundjet kryesore që transmetohen nga kafshimi janë tërbimi dhe tetanozi.

Tetanozi. Shkakton mjaft dëme në sistemim nervor qendror, me shfaqjen e plazmave muskulore të dhimbshme. Nuk ka rrezik kur qeni është shtëpiak, megjithatë, nëse është endacak, bëhet vaksina profilaktike kundër tetanosit.

Tërbimi. Për të mjekuar një kafshim nga një qen që dyshohet se është i tërbuar, lahet dhe dezinfektohet plaga dhe përgatitet serumi antitetanik. Mjekimi bëhet katër herësh dhe kryhet sa më shpejt.

Sëmundje të tjera infektive janë leishmania, gastroenteritis koronaviral i qenit, infeksioni nga herpes virus, trakeobronkiti i qenve.

Qentë janë mbartës edhe të sëmundjes se ekinokokut, varicellës, toxoplazmozës e lloje të tjera sëmundjesh që mund të shkaktojnë edhe viktima nga kafshimi i tyre. /Telegrafi/