LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga skuterët e ujit dhe varkat me pedale në Liqenin e Ohrit, kapitenët apelojnë për kujdes dhe respektim rregullash

Rreziku nga skuterët e ujit dhe varkat me pedale në Liqenin e Ohrit, kapitenët apelojnë për kujdes dhe respektim rregullash

Skuterët dhe varkat me pedale, mjetet lundruese me rrezikun më të madh në liqenet e vendit. Skuterët e ujit janë të rrezikshëm për shkak të shpejtësisë së lundrimit në liqen dhe mosrespektimit të rregullave, ndërsa varkat me pedale janë të rrezikshme sepse përdoren nga moshat minoren dhe pa përvojë në lundrim. Ndonëse jo në nivelin e pritur, kapiteni Goran Ystijanoski thotë se ka filluar të ngritet vetëdija e lundruesve me mjete më të mëdha. Si më të rrezikshme i sheh skuterët e ujit, të cilët kanë edhe periudha ndalese për lundrim në liqen.

“Kryejmë kontrolle të vazhdueshme megjithatë, një pjesë e nautikës, lundrim afër bregu të liqenit ose lundrimi i skuterëve në periudhën e ndalesës, duhet të dimë se ne si kapitenë ose kolegët e MPB-së, nuk mund të lëshojmë nga një inspektor në secilin mjet lundrues, nuk mund ta realizojmë atë ne nëse dalim kalojmë kemi qenë aty një pjesë të caktuar në ditë kemi kryer kontrolle nëse e kemi kapur e kemi kapur nëse nuk kemi qen aty ai ka bërë ndonjë katastrofë dhe ka iku”, tha Goran Ustijanoski, kapiten.


Problem më i madh janë varkat me pedale. Viteve të fundit ka pasur shumë incidente në liqen deri tek ato fatale, sepse edhe për to ka rregulla, sidomos domosdoshmëria e jelekëve.

“Varkat me pedale i shfrytëzojnë fëmijët mes 13 dhe 14, 15 vjeç, por edhe më të vjetër, persona në fazën kritike adoleshentët dhe shumë emocionalisht jemi të lidhur me këtë punë, shkojmë nga njëra varkë në tjetrën, u bëjmë thirrje, por kur nuk kuptojnë ne nuk kemi mënyrë për t’i sanksionuar, megjithatë i kthejmë deri në bregun e liqenit, por kjo merr kohë, ky është apel për prindërit e fëmijëve që i lëshojnë në pushim t’i marrin të gjitha masat dhe të flasin me fëmijët e tyre”, deklaroi Goran Ustijanoski, kapiten.

Në Maqedoni janë të regjistruar mbi 2700 anije lundruese, por jo të gjitha janë në Ohër dhe Strugë. Ka të tjera që janë në liqenet natyrore. Disa janë të regjistruara dhe janë jashtë vendit, ndërsa në liqenin e Ohrit janë rreth 300 mjete lundruese./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori