LAJMI I FUNDIT:

Rrezikojnë jetën për të shpëtuar foshnjat që kishin ngecur në veturën e rrokullisur në ujërat e rrëmbyeshëm (Foto/Video)

Rrezikojnë jetën për të shpëtuar foshnjat që kishin ngecur në veturën e rrokullisur në ujërat e rrëmbyeshëm (Foto/Video)

Një motoçiklistë pa u menduar dy herë kërceu në ujë, për të shpëtuar foshnjat brenda veturës që ishte rrokullisur në ujërat e rrëmbyeshëm.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar me telefon të mençur ku shihen një grup burrash duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë foshnjat që ishin shumë pranë vdekjes, pasi kishin ngecur brenda veturës që ishte rrokullisur në ujë, transmeton Telegrafi.


Pas shumë tentimeve për të hapur derën, njëri nga këta burra arrin të nxjerr njërën foshnje të cilën e vendos në veturën e tij, derisa menjëherë pas tij një burrë tjetër sjell foshnjën tjetër.

Sipas medieve amerikane, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Teksas ndërsa që të foshnjat kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/