LAJMI I FUNDIT:

Rrethrrotullimi në Bregun e Diellit vërshohet nga uji (Video)

Rrethrrotullimi në Bregun e Diellit vërshohet nga uji (Video)

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe po ashtu gjatë ditës së sotme, disa vende në Prishtinë janë vërshuar nga uji.

Telegrafi ka siguruar një video në njërën nga lagjet e Prishtinës, më saktësisht në Breg të Diellit, ku njëri nga rrethrrotullimet në atë lagje është vërshuar komplet nga uji.


Si pasojë, këmbësorët dhe veturat kanë hasur në vështirësi në kalimin në atë pjesë.

Rrebesh shiu në Rahovec, shihni se si uji “e merr me vete” një qytetar (Video)
Lexo po ashtu Rrebesh shiu në Rahovec, shihni se si uji “e merr me vete” një qytetar (Video)

Ndërkohë edhe gjatë ditës së djeshme, Telegrafi ka raportuar për vërshime të shiut në disa rajone në Kosovë, ku në disa pjesë, përveç dëmeve materiale është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori