Në Kosovë mendohet se rreth një mijë pacientë vuajnë nga skleroza multiple, ndërsa në Klinikën e Neurologjisë janë të regjistruar 600 pacientë për trajtim nga kjo sëmundje.
Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinikës së Neurologjisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple me temën “Qasjet aktuale në diagnostikimin dhe menaxhimin e pacientëve me sklerozë multiple”.
Kryetari i Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës, Afrim Blyta u shpreh se në mungesë së Sistemit Informativ Shëndetësor nuk dihet saktë numri i pacientëve që kanë telashe me sklerozën multiple.
Blyta u shpreh se kjo sëmundje kryesisht prek moshat e reja dhe mund të shkaktojë paaftësi të konsiderueshme fizike dhe mendore.
“Numri i pacientëve me sklerozë multiple krahasuar me sëmundjet e tjera është relativisht i vogël. Ne mendojmë që kemi rreth diku një mijë pacientë që janë edhe pse për shkak të mungesës të Sistemit Informativ Shëndetësor këto janë më tepër vlerësime të përafërta sesa që kemi të dhëna ekzakte, por në bazë të numrit të atyre të cilët janë në regjistrin e Klinikës, ky numër shkon deri në 600, normalisht ka raste kur trajtohen edhe diku tjetër dhe nuk janë pjesë e regjistrave kombëtar për trajtimin e sklerozës multiple. Problematika me sklerozën mutliple është se e prek moshën e re. Në esencë fillon në kohën kur një person i ri në fillimin e decenies së tij të tretë dikur pas moshës 20 vjeçare… për fat të keq dhe nëse nuk trajtohet si duhet ecuria e sëmundjes e bënë që herët apo vonë ka mundësi të vijë deri tek paaftësia e konsiderueshme jo vetëm fizike por edhe mendore”, u shpreh ai.
Derisa tha se kryesisht femrat janë më të prekur me këtë sëmundje, Blyta u shpreh se tashmë Kosova ofron terapi të avancuar për pacientët me sklerozë multiple.
“Nëse e krahasojmë situatën me 10 apo 15 vite kur ne me të vërtetë nuk kemi qenë në gjendje me bë asgjë në përjashtim të terapisë simptomatike, kur japim ilaçe apo medikamente me përmirësua një simptomë por jo me trajtu dhe mjeku në mënyrë esenciale në këto vitet e fundit është bërë një shpërthim i jashtëzakonshëm. Sot ne në Kosovë në Klinikën e Neurologjisë në kuadër të programit kombëtar për trajtimin e sklerozës multiple kemi në dispozicion medikamentet të cilat janë më të avancuara dhe këtu jemi me standarde regjionale për trajtimin e sklerozës multiple”, theksoi Blyta.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jusuf Ulaj duke e konsideruar si një sëmundje mjaftë serioze sklerozën multiple theksoi nevojën që kanë këta pacientë edhe në aspektin psikologjik.
“Konsideroj se është mjaftë e rëndësishme që pacientët tanë me një sëmundje mjaftë serioze të shohin që ne bashkërisht mendojmë për problemin e tyre që është problem mjaft serioz dhe problematik. Pra, prezenca jonë është një mbështetje e madhe psikologjike për ata pacientë të cilët përpos problemit organik që kanë në faza të avancuara invaliditeti dhe vdekja e hershme është edhe mbështetja e shëndetit të tyre mental, i cili gjithmonë është i atakuar. Uroj që kjo ditë të shënohet si është më së miri me prezantime të duhura, të cilat do të jenë gjithmonë në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për këtë problem serioz”, theksoi Ulaj.
Kurse, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi u shpreh se gjatë kësaj jave për një monitorim të këtyre pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje kanë lansuar programin elektronik të menaxhimit.
“E di që i kemi borxh po e them publikisht Klinikës së Neurologjisë prej doktor Nexhmedin Shalës sepse u kemi zënë disa hapësira për trajtimin e infarktit akut të miokardit dhe do të bëjmë çmos që vitin e ardhshëm të fusim në projekt shtimin apo zgjerimin e kapaciteteve me shtretër për Klinikën e Neurologjisë… Tash së fundmi duke iu falënderuar edhe mbështetjes të shërbimeve teknike por edhe vetë juve kemi lansuar programin elektronik të menaxhimit të pacientëve me sklerozë multiple… që do të mundësojë një ndjekje dhe monitorim më të avancuar dhe më të suksesshëm të pacientëve që vuajnë nga skleroza multiple”, u shpreh ai. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit