LAJMI I FUNDIT:

Rreth 900 vëzhgues të tjerë do të vëzhgojnë zgjedhjet në Podujevë

Rreth 900 vëzhgues të tjerë do të vëzhgojnë zgjedhjet në Podujevë
-->

877 është numri i vëzhguesve të akredituar vetëm gjatë ditës së sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të cilët do të mund të vëzhgojnë zgjedhjet e së dielës në komunën e Podujevës.

Vendimi për akreditimin e tyre u mor në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani për të vëzhguar këto zgjedhje është 1 mijë e 487 vëzhgues.

“Këta vëzhgues përfaqësojnë 3 subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje, OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare si dhe media të ndryshme”, deklaroi Elezi.

Ai shtoi se deri nesër, në orën 18:00, është afati i fundit kur mediat mund të aplikojnë për t’u akredituar për të përcjellë këto zgjedhje. /KP/