LAJMI I FUNDIT:

Rreth 60 mijë udhëtarë dhe mbi 20 mijë automjete hynë dhe dolën nga Porti i Durrësit në Dhjetor

Rreth 60 mijë udhëtarë dhe mbi 20 mijë automjete hynë dhe dolën nga Porti i Durrësit në Dhjetor

Rreth 60,000 pasagjerë dhe 20,422 automjete kanë udhëtuar nga ose drejt Portit të Durrësit përgjatë muajit dhjetor 2022.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë këtij muaji, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona dhe anasjelltas kanë sjellë në Shqipëri mbi 42,530 pasagjerë, ndërkohë që 16,500 udhëtarë kanë zgjedhur lundrimin me traget drejt porteve të Italisë fqinje.


Një rritje e konsiderueshme e këtyre volumeve është reflektuar veçanërisht gjatë dy javëve të fundit të muajit dhjetor të cilat kanë rikthyer për festat e fundvitit me mijëra bashkatdhetarë në Shqipëri nëpërmjet portit më të madh në vend.

Po të njëjtat burime saktësojnë se rritje e ndjeshme e volumeve të përpunimit të pasagjerëve pasqyrohet edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës ku kanë lundruar me tragete rreth 50,350 pasagjerë në total duke shfaqur kështu një rritje me rreth 8,670 udhëtarë më shumë gjatë dhjetorit 2022, raporton ATSH.

Përgjatë kësaj periudhe njëmujore rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve, ku numërohen rreth 13,475 automjete dhe 6,950 kamiona dhe trajlerë.

Ndërkohë është konfirmuar tashmë edhe rifillimi i lundrimeve të dyfishta të trageteve i cili do jetë në funksion të fluksit të udhëtarëve të përqendruar tanimë në dalje, duke shënuar sërish një rritje të vigjilencës dhe angazhimit të instancave operuese në pikën kufitare kryesore të transportit detar në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori