Kosova jo vetëm pranon para në formë të remitencave nga diaspora, por miliona euro dërgohen nga Republika e Kosovës në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti, rreth 13 milionë euro ka qenë vlera e remitencave dalëse, kurse gjatë vitit të kaluar 39 milionë euro ka qenë vlera e parave që janë dërguar nga punëtorë të huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë.
Ekspertë për çështje financiare pohojnë se vlera më e madhe dërgesave nga Kosova janë të punëtorëve të misioneve të huaja në Kosovë dhe studentëve nga Kosova që studiojnë në vende të ndryshme të BE-së, e që familjarët financojnë obligimet e nevojshme.
Mejdi Bektashi, ekspert për çështje financiare, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se vlera e remitencave dalëse është ulur për shkak të zvogëlimit të numrit të ndërkombëtarëve në Kosovë.
“Kjo mund të arsyetohet në radhë të parë për shkak të prezencës se madhe ndërkombëtare, po flas për ata që kanë vende qëndrim në Republikën e Kosovës, siç janë institucionet e ndryshme financiare, duke filluar nga zyra e Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, pastaj EULEX-i, UNMIK-u dhe shumë organizata dhe biznese tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Kurse një pjesë të konsiderueshme e përbëjnë studentët kosovarë që studiojnë ne vendet e Bashkimit Evropian. Me rritjen e numrit të studentëve, me siguri që edhe remitencat do të rriten nga Kosova në periudha të ardhshme, ndërkaq për prezencën ndërkombëtare kemi zvogëlim të remitencave dalëse”, thotë Bektashi.
Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës thonë se “remitencat dalëse janë kryesisht të lidhura me vendet e Bashkimit Evropian, ngase shumica e atyre që dërgojnë para jashtë vendi janë rezident të Kosovës me origjinë të huaj (kryesisht punëtor të EULEX-it dhe UNMIK-ut). Sipas standardeve statistikore ndërkombëtare, të huajt që punojnë në Kosovë me kontratë një vit e më shumë, janë rezident të Kosovës”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.
Një punëtor ndërkombëtar që punon për një organizatë të huaj, i tha Radios Evropa e Lirë se rrogat e stafit sillen nga 5 mijë deri 8 mijë euro, varësisht nga pozita si dhe nga organizata.
Por, Mejdi Bektashi, thotë se punëtorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë paguhen nga buxheti i shteteve që vijnë dhe jo nga buxheti i Republikës së Kosovës.
“Të gjitha këto institucione ndërkombëtare kanë llogari në Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të hyra, paratë për operimin ku përfshihen edhe pagat, vijnë nga institucionet e ndryshme të Bashkimit Evropian. Të gjitha pagesat bëhen nga buxheti i atyre institucioneve, ndërkaq në shumicën e rasteve, po flas për institucionet ndërkombëtare duke përjashtuar bizneset, janë të lejuara nga taksat dhe doganat për pajisjet e tyre që i shfrytëzojnë ato”, tha Bektashi.
Për shkak se pagat e këtyre punëtorëve paguhen nga qeveritë e tyre përkatëse, në Kosovë ata janë të përjashtuar edhe nga tatimi në të ardhura personale si dhe nga të gjitha tarifat dhe taksat e gjësendeve personale të vogla dhe të mëdha.
Ndryshe, përveç remitencave dalëse, diaspora kosovare, sipas të dhënave zyrtare, dërgon rreth 2 miliardë euro brenda një viti, duke përfshirë dërgesat dhe paratë që ata shpenzojnë gjatë pushimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi