LAJMI I FUNDIT:

Rreth 300 pjesëtarë të FSK-së pritet ta padisin Ministrinë e Mbrojtjes, kjo është arsyeja

Rreth 300 pjesëtarë të FSK-së pritet ta padisin Ministrinë e Mbrojtjes, kjo është arsyeja

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë (FSK), janë duke e paditur Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Mbrojtjes për mos kompensimin e diferencës së pagës sipas rregullores për rritje të pagave të pjesëtarëve të FSK-së, sipas gradave të tyre.

Rregullore kjo që ishte në fuqi nga 14 shkurti i vitit 2020 deri me 28 korrik 2021.


Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë po kërkojnë kompensim për 18 muaj sa ishte në fuqi rregullorja e nënshkruar në kohen kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.
E gjithë kjo, dëshmohet nga një komunikim mes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në të cilin pati qasje ATV-ja.

ATV-ja ndërkaq ka siguruar edhe një aktgjykim ku Gjykata Themelore në Pejë vendosi në favor të pjesëtarit të FSK-së që kompensimin vendosi ta kërkojë përmes rrugëve ligjore.

“DETYROHET e paditura Ministria e Mbrojtjes – Forca e Sigurisë së Kosovës, që paditësit në emër të kompensimit shtesë për ngritje profesionale me gradën rreshter, për periudhën nga data 01.02.2020 deri me datën 28.07.2021, t’ia paguaj diferencën në shumën prej 2,583.00 € si dhe shpërblimin jubilar për 10 vite të përvojës së punës, shumën prej 112.20 €, në shumën e përgjithshme prej 2,695.20 €”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, raporton ATV.

Ndërkaq, pretendimet e Qeverisë në këtë rast gjyqësor, Gjykata Themelore në Pejë i cilësoi të pabazuara.

Teksa Zyra e Kryeministrit e as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë kthyer përgjigje, nga burime jozyrtare, televizioni kupton se numri i atyre që kanë përgatitur padi shkon deri në 300.

Ndryshe, rregullorja parashihte që sipas gradave, pjesëtarët të marrin këto paga: ushtari 525 euro, ushtari i klasës së parë 580 euro, tetari 641 euro, ndërsa rreshteri 708 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori