LAJMI I FUNDIT:

Rreth 300 militantë të armatosur të ISIS-it sulmojnë shkollën dhe mbajnë peng disa nxënës në Filipine

Rreth 300 militantë të armatosur të ISIS-it sulmojnë shkollën dhe mbajnë peng disa nxënës në Filipine

Militantët pro Shtetit Islamik kanë sulmuar një shkollë në Filipinet jugore dhe po mbajnë peng disa studentë, thonë policia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 300 burra të armatosur, mes tyre anëtarë të Luftëtarëve të Lirisë Islame Bangsamoro (BIFF), sulmuan një shkollë në qytetin Pigcawayan në provincën North Cotabato në ishullin Mindanao të mërkurën dhe mbajtën disa nxënës rob, njoftoi një raport i policisë.


Po ashtu thuhet se anëtarët e BIFF gjithashtu kishin edhe një përplasje me armë zjarri me ushtrinë.

“Ne mund të konfirmojmë se ata kanë zënë një shkollë dhe ka pasur civilë të bllokuar. Ne jemi në procesin e përcaktimit të numrit të pengjeve dhe identiteteve të tyre”, kanë thënë autoritetet policore.

Ata vlerësojnë se sulmi mund të jetë një përpjekje për të larguar fokusin e ushtrisë larg militantëve që kanë rrethuar qytetin jugor Marawi, ku luftimet midis trupave qeveritare dhe militantëve islamikë kanë hyrë në javën e pestë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Botë
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Azia

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Kalo në kategori