Jo vetëm kopshti ku u keqtrajtua fëmija 16 muajsh është pa licencë. Në kryeqytet, funksionojnë edhe 30 çerdhe të tjera të pa licencuara. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës ka shpreh gatishmërinë që të mbikëqyr edhe çerdhet private.
Skandali i keqtrajtimit të fëmijës në kryeqytet, zbuloi faktin se kopshti në fjalë nuk kishte licencë për punë. Rreth 30 kopshte të pa licencuara janë hasur gjatë 2019 nga Inspektorët e Ministrisë së Arsimit.
“Nuk dihet numri i atyre që ushtrojnë veprimtari pa licencë pune nga MASHT për faktin se nuk janë nën mbikëqyrjen tonë. Të paktën për vitin 2009 rreth 30 kësi lloj institucione ushtrojnë veprimtari pa licencë nga MASHT”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Defrim Gashi – Inspektor në Ministrinë e Arsimit.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë tha se nuk kanë njohuri për kopshte private pa licencë ngase mbikëqyrja i takon MASHT-it.
“Ne faktikisht nuk kemi qasje në ato çerdhe dhe nuk e kemi të drejtën e kontrollit apo monitorimit të punës së tyre. Ato marrin lejen për operim Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, pastaj aplikojnë për kushte sanitare në Komunën e Prishtinës, ndërsa licensohen nga Ministria e Arsimit”, deklaroi Shpresa Shala- Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Mirëpo Komuna është e gatshme të pranojë mbikëqyrjen e gjitha çerdheve nëse autorizohet nga MASHT.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, vlerëson se këtë situate e ka sjellë neglizhenca institucionale.
“Mbi të gjitha kjo dëshmon për një neglizhencë institucionale qoftë në mbyllje të institucioneve të palicensuara apo stërzgjatje të procesit të aplikimit për licencë. Të gjitha këto e kthejnë përgjegjësinë të Ministria e Arsimit”, deklaroi Rinor Qehaja.
Në anën tjetër ARBK në një përgjigje për Rtv Dukagjini tregoi procedurat e regjistrimit të një çerdheje.
“Procedurat për regjistrimin e një çerdhe në ARBK janë procedura administrative të njëjta sikurse për çdo biznes tjetër. Pastaj për procedurat tjera vazhdon në institucione të tjera siç është Leja e punës, marrja e Licencës etj ”
Ndërkaq, Ministria e Arsimit konfirmon se kopshti “Cambridge Kids” nuk kishte aplikuar për licencë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit