Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 11 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rënduar shëndetësore që po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 325 pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitale të përgjithshme.


Prej tyre, 242 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Raporti i plotë i SHSKUK:15 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19 325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme 256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë 242 me oksigjeno-terapi 11 në gjendje të rënduar shëndetësore Në QKUK, 132 pacientë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë, 109 me oksigjeno-terapi - Klinika Infektive, 86 pacientë - Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë - Klinika e Pediatrisë, 1 pacient - Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi. - Spitali i Prizrenit, 35 pacientë - Spitali i Gjakovës, 59 pacientë - Spitali i Pejës, 33 pacientë - Spitali i Gjilanit, 36 pacientë - Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë - Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë - Spitali i Ferizajt, 18 pacientë. /Telegrafi/