LAJMI I FUNDIT:

​Rreth 1,700 ankesa të konsumatorëve për 6 muaj

​Rreth 1,700 ankesa të konsumatorëve për 6 muaj

Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit nga 1 janari i këtij viti e deri më sot ka pranuar gjithsej 1675 ankesa të konsumatorëve.

Sipas DNK-së, prej tyre ka zgjidhur 374 sosh, 1112 janë në proces të shqyrtimit, ndërsa janë refuzuar 189.


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.

MINT dhe ATK marrin masa pas ngritjes së çmimeve të naftës dhe bukës - dënon tri pika të karburanteve
Lexo po ashtu MINT dhe ATK marrin masa pas ngritjes së çmimeve të naftës dhe bukës - dënon tri pika të karburanteve

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me krijimin e një ambienti të sigurt, se të gjitha produktet dhe artikujt që ata dëshirojnë t’i blejnë të janë të sigurta.

“Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siç janë shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/