Në konferencën e fundit për media që ka mbajtur IPKO është thënë se rritja e kompanisë në telefoninë mobile ka qenë e madhe, sidomos në pesë vitet e fundit.
Gjatë vitit të kaluar, IPKO ka thënë se në mesatare, mbi 140 klientë të biznesit kanë kaluar në rrjetin e saj mobil, çdo muaj.
Përveç prezantimit të rezultateve financiare të vitit 2015, IPKO ka prezantuar edhe disa statistika interesante për biznesit e saj gjatë vitit të kaluar, si dhe për trendet e telekomunikimeve nga të cilat është ndikuar edhe Kosova.
IPKO ka thënë se prej vitit 2011 e deri në fund të vitit të kaluar, rrjeti mobil IPKO ka dyfishuar numrin e përdoruesve të saj mobil, përkatësisht ka arritur që për këtë periudhë të kalojë nga 330 mijë përdorues mobil në rreth 620 mijë përdorues aktivë.
Ngjashëm ka bërë edhe në segmentin fiks, ku në 2011 kompania ka pasur rreth 60 mijë familje të cilat i ka shërbyer me internet dhe TV digjital, ndërsa tani ka thënë se numri i familjeve kosovare që i shërben me këto dy produkte të saj është 120 mijë.
Megjithatë, trendi më mbresëlënës i kompanisë IPKO gjatë vitit 2015 ka ndodhur në segmentin e bizneseve, ku rritja ka shkuar deri në 80 për qind e numrit të ri të përdoruesve mobil që janë pjesë e bizneseve në Kosovë, ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë kohore është raportuar se rritja në shërbimet e internetit për biznese ka arritur në mesataren prej 15 për qind.
Në fund është thënë se numri i familjeve të reja kosovare që kanë kaluar në shërbimet e internetit të IPKO-së për vitin 2015 ka arritur mesataren prej 10 për qind.
Në këtë ngjarje, IPKO e ka prezantuar edhe fushatën e re të imazhit të kompanisë, e cila është cilësuar si njëra ndër reklamat më të mira të bëra nga bizneset vendore ndonjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Prodhuesit vendor ankohen për mos përkrahje nga shteti
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare