LAJMI I FUNDIT:

Rreth 1200 përdorues (të trajtuar) të drogave në Kosovë

Rreth 1200 përdorues (të trajtuar) të drogave në Kosovë

Ndonëse nuk dihet numri i saktë i përdoruesve të drogave në Kosovë, numri i atyre që marrin tretman (pasi që kanë qenë përdorues të drogave) në qendrën rehabilituese Labirinti është 1200 persona, që nga viti 2002.

Nga kjo qendër kanë treguar për Telegrafin se grupmoshat e reja, kane tendencë me qenë përdorues të kanabisit më shumë se sa grupmoshat tjera.


Sa i përket substancave tjera, grupmosha mesatare e përdoruesve është rreth 30 vjeç.

“Substanca narkotike më e përdorura në Kosovë, po edhe në mbarë botën është kanabisi, e dyta me radhë është kokaina, ndërsa heroina është duke u përdorur me pak nga të gjitha grupmoshat, posaçërisht nga te rinjtë”, kanë thënë nga kjo qendër.

Sipas tyre, programet parandaluese fokusohen më shumë tek të rinjtë, adoleshentë, pikërisht për arsyen se janë më të rrezikuar për të krijuar varësi ndaj drogave. /Telegrafi/