LAJMI I FUNDIT:

Rreth 100 studentë të ri i bashkëngjiten Universitetit të vetëm Amerikan në Kosovë – RIT Kosovo (A.U.K) College

Rreth 100 studentë të ri i bashkëngjiten Universitetit të vetëm Amerikan në Kosovë – RIT Kosovo (A.U.K) College

Më 8 shtator 2017, RIT Kosovë (A.U.K) mirëpriti klasën e vitit 2021. Ceremonia e mirëpritjes u mbajt në oborrin e kolegjit RIT Kosovë (A.U.K), e udhëhequr nga Drejtori për pranimin e studentëve, Z. Lavon Bajrami.

“Dita orientuese organizohet me qëllim të njoftimit të studentëve të rinj me profesorët, stafin dhe studentët tjerë dhe për t’ju njoftuar me pritshmërinë akademike dhe jetën studentore në kampusin tonë”, deklaroi Z. Bajrami në fjalimin mirë se ardhës. Përmes video konferencës, atyre ju dëshiroj mirë se ardhje edhe Presidentja e RIT Kosovë (A.U.K), Dr. Sharon Hart.

E zëvendëspresidenti për Çështjet Akademike të RIT-së, Daniel Cosentino hapi “ditën e Orientimit të Studentëve të Ri” duke i mirëpritur në kampus.

“Ne jemi të kënaqur që kemi një grup kaq të larmishëm të studentëve që i bashkëngjiten RIT Kosovë (A.U.K) këtë vjeshtë”, tha Daniel Cosentino. “Kjo është pikërisht lloji i komunitetit që ne jemi duke u përpjekur të krijojmë siç përshkruhet në planin strategjik të RIT Kosovë (A.U.K), si dhe atij të universitetit amë RIT në Amerikë”.

Ai prezantoi edhe disa nga 30 profesorët e këtij institucioni që vijnë nga Amerika, Evropa dhe Kosova.

Derisa shifrat e regjistrimit nuk do të konfirmohen deri në mes të shtatorit, numërimet e hershme tregojnë se 19 për qind e klasës së vitit të parë vijnë nga shtete të jashtme, parimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj nga shtetet e Evropës si Gjermania, Finlanda, Spanja, Hungaria, duke përfshirë edhe shtetet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Turqia.

Një nga dimensionet e planit strategjik përqendrohet në ndryshimin e diversitetit dhe shumë nga objektivat fokusohen në arritjen e një ekuilibri më të madh të studentëve të huaj në kampusin në Kosovë, ekuilibrin mes djemve dhe vajzave, dhe diversitetin mes qyteteve të Kosovës dhe ekonomive familjare. Kjo reflektohet edhe ne faktin se më shumë se 75% të studentëve të ri janë përfitues të bursave meritore apo mbështetjeve tjera financiare, siç është bursa e Meridian Express, US KDOM, RIT Kosovo (A.U.K) Alumni Association, Familjes Lukaj, Familjes Cami, FSK-së, etj.

Fjalime mirëseardhëse u mbajtën edhe nga Qeveria Studentore, ku zëvendës Presidentja Znj. Jona Jaha foli për aspektet e ndryshme të jetës akademike, duke filluar nga klasat dhe aktivitetet jashtëshkollore, duke i dhënë brezit të ri të studentëve një pamje paraprake të asaj që duhet të presë gjatë këtij viti të ardhshëm akademik.

Qeveria studentore përmes studentëve vullnetarë organizoi aktivitete që mëtojnë ndërtimin e miqësive të reja si dhe orientimin e studentëve të rinj në kampus, me vizitat në klasa, auditorium, laboratorë si dhe tek qendrat e ndryshme të shërbimeve për studentë. Studentët po ashtu u pajisën me informatat për qasjen në sistemin online të RIT-së, ku më shumë se 18,500 student qasen nga kampuset në Rochester – Nju Jork, Kosovë, Kroaci, Dubai dhe Kinë.

Gjatë javës në vazhdim të gjithë studentët e ri do të pajisen me nga një llaptop, i cili është “mjet studimi” që RIT Kosovë (A.U.K) ju dhuron studentëve që nga viti 2008.

Pasdite, studentëve të rinj ju dëshiroi mirëseardhje edhe udhëheqësja e Shoqatës së Ish-Studentëve të RIT Kosovë (A.U.K), Znj. Valbona Hoti.

Sipas znj. Hoti: “misioni i RIT Kosovo (A.U.K) Alumni Association është të mbajë marrëdhënie miqësore dhe mbështetje të ndërsjellë midis studentëve të tanishëm dhe atyre të mëparshëm.” Për më tepër, ajo shpjegoi dy programet kryesore të Shoqatës; Programin e Mentorimit dhe Fondin e Bursave nga ish-studentët. Zonja Hoti ndriçoi pjesëmarrësit se jo vetëm të diplomuarit mund të përfitojnë nga këto dy programe, por edhe studentët e ardhshëm dhe të tanishëm.

Ligjëratat e rregullta fillojnë të hënën, me 11 shtator 2017. Kolegji RIT Kosovë (A.U.K) është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që ofron diplomë Amerikane, dhe kushtimisht i vetmi që fillon vitin akademik në shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori