LAJMI I FUNDIT:

Rreshtohen para spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut, britaniku ndërron jetë nga coronavirusi pak ditë para se ta merrte vaksinën kundër COVID-19

Rreshtohen para spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut, britaniku ndërron jetë nga coronavirusi pak ditë para se ta merrte vaksinën kundër COVID-19

Një armatë e punonjësve shëndetësorë kishin formuar kordonë në dy anët e rrugës, për ta nderuar kolegun e tyre i cili pak ditë para se ta merrte vaksinën ndërroi jetë nga coronavirusi.

Krzysztof Gogolewski, 63-vjeç, kishte punuar në maternitet në spitalin Poole në Dorset, ku prej më shumë se 12 vite u shërbeu qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Punonjësi shëndetësor kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, në po të njëjtën javë kur edhe kishte pranuar një e-mail për vaksinim.

Por gjendja e tij shëndetësore u rëndua brenda pak kohe dhe u shtri në spitalin ku edhe punonte – dhe ndërroi jetë tragjikisht më 16 shkurt.

Mjekët, infermierë dhe stafi teknik ishin rreshtuar jashtë spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, funeralit që kalonte pranë tyre. /Telegrafi/