LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitje dheu në Indi, nëntë turistë humbin jetën derisa gurët bien nga maja e kodrës

Rrëshqitje dheu në Indi, nëntë turistë humbin jetën derisa gurët bien nga maja e kodrës

Nëntë turistë kanë vdekur në Indinë veriore pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u godit nga gurë në rënie.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre të tjerë thuhet se pësuan lëndime në këtë incident, që ndodhi të dielën në shtetin e Himachal Pradesh.


Pamjet dramatike të publikuara në mediet sociale treguan gurë të mëdhenj duke rënë poshtë drejt një lugine të pjerrët dhe mbi një urë.

Kryeministri i Himachal Pradesh, Jairam Thakur, e përshkroi incidentin si “shqetësues”.

Në videon e shpërndarë në Twitter, gurët e mëdhenj mund të shihen duke goditur automjetet e parkuara, para se të shkaktonin një urë të shembet rrethin Kinnaur të këtij shteti.

Disa prej personave të vdekur ishin nga kryeqyteti Delhi, dhe po vizitonin fshatin turistik të njohur Chitkul, njoftoi gazeta Hindustan Times.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, por paralajmërimet për rrëshqitje të mundshme të tokës ishin lëshuar për shkak të reshjeve të mëdha të parashikuara të shiut. /Telegrafi/