LAJMI I FUNDIT:

Rrënohet objekti pa leje pranë rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

Rrënohet objekti pa leje pranë rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

Inspektorët e Ndërtimit të Komunës së Prishtinës kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspeksion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.


“Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspeksionit me këtë rast ka përsërit thirrjen: “Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!”. /Telegrafi/