LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbimi brutal në Las Vegas, gruaja e pafat kërkonte ndihmë – kamerat e sigurisë e filmojnë sulmin

Rrëmbimi brutal në Las Vegas, gruaja e pafat kërkonte ndihmë – kamerat e sigurisë e filmojnë sulmin

Policia amerikane në Las Vegas po kërkon ndihmën e qytetarë në identifikimin e viktimës dhe rrëmbyesit të saj, të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë të një shtëpie private vetëm pak orë pas Vitit të Ri.

Megjithatë informatat e shumta të qytetarëve bën të Darnel Rogers, 23-vjeç, të përfundojë në pranga dhe tani pritet të ballafaqohet me akuzat e rrëmbimit dhe sulmit fizik, transmeton Telegrafi.


Burri është filmuar duke sulmuar një grua në natën e ndërrimit të moteve, derisa ajo bërtiste dhe kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie private.

Kamerat e sigurisë së pronarit të shtëpisë në Las Vegas, ka filmuar gruan duke qarë e veshur me xhinse para derës së shtëpisë. Ajo madje ka trokitur në derë dhe vazhdimisht shikonte pas në drejtim të një veture të bardhë të parkuara.

Në një moment burri i vjen nga pas gruas e cila bërtet: “Dernel, të lutem ndalo”. Në anën tjetër autoritetet e sigurisë kanë kërkuar gruan rreth të 30-ve dhe sulmuesin, derisa edhe arritën ta arrestojnë në orën 3 të mëngjesit. /Telegrafi/