LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbeu një vajzë, prokuroria ngrit aktakuzë për të dyshuarin në Prizren

Rrëmbeu një vajzë, prokuroria ngrit aktakuzë për të dyshuarin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet N.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P., Me datë 07 Janar 2001 rreth orës 20:30 në rrugën e ‘’Saraçëve’’ në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit A.H., O.Ç. dhe D.P. – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P.K. nga Prizreni, transmeton Telegrafi.


“Të njëjtit viktimën e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit A.H. dhe më pas kontaktojnë me familjen e të dëmtuarës dhe nga të njëjtit kërkojnë shumën e parave prej 420 mijë marka gjermane, për lirimin e bijës së tyre. Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri së bashku me bashkëpunëtorët e mbajnë të dëmtuarën të ngujuar deri më 08 shkurt 2001, të cilën e keqtrajtojnë edhe seksualisht”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njofton se të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova.

“Me këto veprime, i akuzuari N.P., ka përmbushur elementet e veprës penale ‘Rrëmbimi’ nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori