Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është përfunduar rregullimi i ndriçimit publik përgjatë shëtitores së Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e komunës.


Punimet po realizohen nga kompania përgjegjëse, e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa synohet që rrjeti ekzistues i ndriçimit të jetë funksional dhe të intervenohet në mënyrë të shpejtë në rast të defekteve.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka njoftuar se ndërhyrjet do të vazhdojnë aty ku ka nevojë, me qëllim të garantimit të funksionalitetit të ndriçimit publik. /Telegrafi/