LAJMI I FUNDIT:

Rregullatori kinez i konkurrencës gjobit “Alibaba” me 2.8 miliardë dollarë

Rregullatori kinez i konkurrencës gjobit “Alibaba” me 2.8 miliardë dollarë

Rregullatorët kinezë kanë gjobitur “Alibaba Group” me 2.8 miliardë dollarë të shtunën mbi akuzat për gjigantin me pakicë në internet që shkeli rregullat e monopolit, raportoi media shtetërore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut vendosi ndëshkimin pasi erdhi në përfundimin se platforma më e madhe në botë e tregtisë elektronike kishte shfrytëzuar pozicionin e saj dominues të tregut për të ndëshkuar tregtarët që ofronin mallra në platformat konkurruese, në një lëvizje që tha se pengonte konkurrencën.


Kështu, Alibaba u godit me një gjobë prej 18.2 miliardë juan (2.8 miliardë dollarë) – që korrespondon me 4 për qind të shitjeve të saj të brendshme gjatë vitit 2019 prej rreth 456 miliardë juan, raportuan agjencia e lajmeve Xinhua dhe transmetuesi CCTV.

Me ndëshkimin më të lartë ndonjëherë nga vëzhguesit e konkurrencës kundër një firme kineze të internetit shtrohen pyetje pyetje të reja në lidhje me të ardhmen e Alibaba dhe themeluesit të saj Jack Ma.

Kjo pasi që ai është parë shumë rrallë në publik që kur kritikoi publikisht autoritetin e mbikëqyrjes financiare të Kinës vjeshtën e kaluar në një lëvizje që duket se ka zemëruar zyrtarët.

Por Alibaba tha se do të pranonte dënimin në një deklaratë.

“Ne do të forcojmë operacionet në përputhje me ligjin, do të forcojmë më tej ndërtimin e një sistemi të pajtueshmërisë, bazuar në inovacionin dhe zhvillimin dhe për të përmbushur më mirë përgjegjësitë tona sociale”, citohet të ketë thënë kompania.

Siç vënë në pah mediat, gjoba vjen si goditja e fundit për biznesin e fuqishëm të miliarderit 56-vjeçar, i cili ka zgjeruar aktivitetet e tij nga tregtia në internet dhe shërbimet financiare në zona duke përfshirë logjistikën, argëtimin dhe turizmin. /Telegrafi/