LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e reja të talebanëve për studentet që duan të vazhdojnë studimet në universitetet private në Afganistan

Rregullat e reja të talebanëve për studentet që duan të vazhdojnë studimet në universitetet private në Afganistan

Studentet afgane do të duhet të veshin fustana të zi me nikab me të cilën mbulohet fytyra, e mësimet do t’i ndjekin nëpër klasat e dedikuara vetëm për vajza.

Gjithçka bëhet me urdhër që e ka dhënë regjimi talebanë, me rastin e rihapjes së universiteteve private në Afganistan, transmeton Telegrafi.


Studentet që ndjekin mësimet në universitetet private, do të duhet të braktisin klasat pesë minuta para studentëve meshkuj, përndryshe detyrohen të presin që të largohen meshkujt dhe më pas ato të dalin, kështu precizohet edhe nga urdhri i ministri të Arsimit.

Universitetet obligohen të “gjejnë profesoresha që do t’ju japin mësim studenteve”, përndryshe detyrohen të punësojnë “profesorët e vjetër meshkuj”, e kaluara e tyre morale që është kontrolluar dhe konsiderohen si të besueshëm.

Me ardhjen e talebanëve në pushtet për herë të parë mes viteve 1996 dhe 2001, studimi ka qenë i ndaluar pothuajse për të gjitha femrat.

Edhe ato që kanë ndjekur mësimet kanë qenë të obliguara të bartin burka, që mbulon plotësisht kokën, fytyrën dhe trupin – e përmes një rrjete mbulohen edhe sytë e femrës.

E fustani (aba) që tani detyrohen t’i veshin studentet e universiteteve private, është i gjerë i gjatë dhe mbulon tërë trupin. Nikabi mbulon fytyrën, e sytë mbesin të zbuluar. /Telegrafi/