LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Paraja na ndihmon ta bëjmë jetën e ëndrrave, nëse veç jemi duke fituar mjaftueshëm dhe duke mos shpenzuar shumë në mënyrë ekstravagante

Përderisa shumica e njerëzve kanë probleme t’i balancojnë shpenzimet personale me një udhëtim vjetor për t’u siguruar se do të kenë një shtrat për të fjetur dhe ushqim për të ngrënë çdo ditë, duket se shumë tjerë janë mjaft të organizuar me borxhet dhe faturat e bankës.


Madje, shpeshherë mund ta kenë rrogën e njëjtë, por ‘loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa truqe të kursimit të parave të cilat i praktikojnë njerëzit e pasur dhe që jua ndryshojnë pamjen e llogarisë së kursimit, transmeton Telegrafi.

Rregulli 24-orësh

Milionerët janë të fascinuar pas rregullit 24-orësh! Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet!

Caktojeni një buxhet personal dhe përmbajuni

Kjo mund t’ju duket klishe por caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime).

Shpenzoni në gjëra që ju ndihmojnë të fitoni para

Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

Eksperiencat nuk kanë çmim!

Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit, ngjitje në shkëmbinj, zhytje, etj.

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona
Lexo po ashtu Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm

Pasanikët sigurohen që të investojnë në gjëra që i lumturojnë ata – këtë bëjeni edhe ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori