Kupa e Botës për Klube shënoi herën e parë që u përdor një rregull i ri futbolli i njohur si "tetë sekonda".

Konkretisht, në ndeshjen e Mamelodi Sundowns kundër Ulsan, portieri i ekipit afrikan Ronëen Williams e mbajti topin për më shumë se ky afat kohor në minutën e 83-të.


Gjyqtari i ndeshjes, Clement Turpin, e ndaloi ndeshjen dhe të gjithë e shikuan me habi se çfarë po ndodhte.

Turpin sinjalizoi numrin tetë me duar dhe, sipas rregullave të reja, akordoi një goditje nga këndi për ekipin e Koresë së Jugut, të cilën mund ta shihni në videon e përfshirë në tekst.

Ndryshe, Mamelodi përfundimisht fitoi 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Iqraam Rayners në minutën e 36-të të ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app