LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i veteranes Mimoza Shala, në moshën 17 vjeçare iu bashkua UÇK-së

Rrëfimi i veteranes Mimoza Shala, në moshën 17 vjeçare iu bashkua UÇK-së

Ishte vetëm 17 vjeçare kur i ishte bashkuar luftës së fundit në Kosovë.  Atëherë kur nuk dinte se si do të mbaronte e sotmja dhe nuk e dinte nëse do ta niste të nesërmen.

Është kjo Mimoza Shala, nga qyteti i Gjakovës, e cila ishte pjesëmarrëse në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit.


Atë kohë ajo e kujton me plot dhimbje.

Ideja për t’iu bashkuar luftës, në vitet 1998-99 erdhi nga një grup i vogël nxënësish, të cilët e kishin një qëllim: të ju dalin në ndihmë shokëve dhe çlirimin e vendit.

“Ende nuk i kisha mbushur 17 vjet. U mobilizuam bashkë me shokë e shoqe në gjimnaz. Pra organizimi ynë ishte në shkollë. Ishte fundit i vitit 1998 ku iu bashkuam UÇK-së. Veprimtaria ynë kryesisht ishte në Zonën Operative të Dukagjinit…Deri në çlirim kam qenë pjesë e Brigadës 137- Gjakova”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mimoza Shala.

Përveç vështirësive , ajo kujton momentin më të dhimbshëm, në kohën kur ajo ishte ushtare.

“Rasti i Yllka Domit dhe Kushtrim Hoxhës më kanë mbetur në mendje dhe asnjëherë nuk më largohen. Yllka Domi ra Çabrat. E kam kujtesë të freskët pasi ishim në gjeneratë dhe ndihesha e pafuqishme të bëjë diçka që ajo të jetojë. Ndërsa Kushtrimin e kujtoj nga malet te Reka e Keqe. Kur zgjohem në mëngjes e shoh që Kushtrimi kishte vdekur dhe vëllai i flinte te koka e tij ndërsa babai te këmbët. Mos të flasim për varrimin e tij, ku nuk kishim as mjete dhe varrin u detyruam ta hapim me thika e grushte”, tregon veterania.

Mimoza u plagos më 7 maj 1999 gjatë luftimeve në kodrën e Çabratit në Gjakovë. Vullneti i saj për jetë, e bëri që ajo të kalojë këtë sfidë, duke u shëruar në male.

“U plagosa me 7 maj në Betejën e Çabratit. Aty humbëm disa shokë e shoqe. U kujdes një teknik që quhej Shkëlzen Gashi por edhe u kujdesa për veten. Refuzova të shkojë për shërim në Tiranë. U shërova maleve pasi metabolizmi im punonte mirë”, tregon më tej Mimoza Shala.

Pas 21 viteve çlirim të vendit, Mimoza Shala e kujton kohën e luftës me të njëjtën dhimbje, për humbjen e shokëve. Ndërsa me gojën plotë ka thënë se prapë do ta bënte të njëjtën gjë!/RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori