LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi tronditës i babait të vajzës 9-vjeçare, të ngacmuar seksualisht nga një 30 vjeçar

Rrëfimi tronditës i babait të vajzës 9-vjeçare, të ngacmuar seksualisht nga një 30 vjeçar

Një person i moshës mbi 30-vjeçare nga një fshat i Istogut është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, mosha e të cilës është 9-vjeçare.

Mësohet se ngacmimi kishte ndodhur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe viktima ishte ngacmuar gjatë orëve të natës.


Prindi i saj kishte denoncuar rastin në stacionin e policisë në Fushë Kosovë dhe personi është arrestuar 19 ditë pas raportimit të rastit në polici.

Në një intervistë për Kallxo.com, babai i vajzës së mitur tregon se si e kishte raportuar rastin në polici.

Ai bëri të ditur se në telefonin e vajzës kishte parë fjalë denigruese.

“Si prind i vajzës sime, gjatë kontrollit të telefonit të saj, kam parë që ka mesazhe denigruese nga një person, drejtuar ndaj një vajze të mitur, me fjalë të pista , me fjalët më denigruese që mund t’i dëgjosh ndonjëherë dhe për këtë rast i jam drejtuar autoriteteve”, ka deklaruar babai i vajzës.

Tutje, ai potencon se personi i dyshuar kishte kërkuar nga vajza e tij që t’ia tregoj organet gjenitale.

“Konkretisht ka kërkuar nga ajo, sepse ka komuniku me të me videocall, ku i kërkuar t’ia tregoj organet gjenitale. Për këtë rast kam njoftuar organet kompetente që janë duke u marr me rastin, ku si informacion e kam se personi është arrestuar. Më tutje këtë punë e kanë organet e shtetit”, shtoi më tej babai i të miturës.

Arrestohet i dyshuari në Istog, pasi një person u ankua në polici se ia ka ngacmuar vajzën
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari në Istog, pasi një person u ankua në polici se ia ka ngacmuar vajzën

Ai tutje theksoi se ka vendosur që rastin ta dërgoj në polici pasi këtë gjë e konsideron presion psikik ndaj fëmijëve por edhe për vetëdijesim për prindërit ndaj fëmijëve të tyre e më së shumti për kryesit e këtyre veprave.

“Kam vendosur që ky rast është për organet e rendit të shtetit dhe si dukuri është shumë degjeneruese për fëmijët, është presion psikik i fëmijëve ku ata për momentin i kanë vetëm lodrat e tyre, jo këta gjëra që edhe për një të rritur janë të rënda, por realisht edhe aktualiteti, shembull në Kosovë ku dëgjojmë raste të tilla shumë, gjë që është për të ardhur keq dhe kjo le të shërbejë si vetëdijësim ndoshta edhe për prindërit ndaj fëmijëve, por më së shumti për kryesit e kësaj vepre penale”, ka shtuar me tej prindi i të miturës 9 vjeçare.

Ai madje theksoi se  kjo është vepër përtej penales.

Sipas tij,  nuk e mbush këtë boshllëk as ligji penal i Kosovës.

Babai i vajzës konfirmoi se personi i dyshuar është i moshës madhore.

“Sipas informacioneve që i kam po është i moshës madhore, më tutje nuk kam informacione, këtë punë e kanë organet e rendit”, tha ai.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që raste të tilla të raportohen më kohë.

“Është shumë e rëndësishme raportimi me kohë, sa më e rëndësishme edhe për parandalim të këtyre gjërave sa më shpejt, por edhe për organet e rendit është shumë më me rëndësi për gjetjen e menjëhershme të kryesit të veprave penale përmes metodave të tyre”, ka shtuar me tej babai i vajzës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori