LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi trishtues i 84 vjeçarit nga fshati i braktisur i Prishtinës: Askush nuk vjen të na qelë derën (Video)

Rrëfimi trishtues i 84 vjeçarit nga fshati i braktisur i Prishtinës: Askush nuk vjen të na qelë derën (Video)

Ismajl Maqedonsi nga fshati Butovc i Komunës së Prishtinës rrëfen jetën e vështirë që po e kalon në këtë vend.

Ato që e shoqërojnë plakun 84 vjeçar janë vetëm këmbanat e bagëtive, për të cilat ai kujdeset.


Duke kujtuar kohën e rinisë, ai ka thënë dikur në këtë fshat kishte jetë dhe mirësi, ndërsa sot nuk e vizitohet nga askush.

Ismajl Maqedonsi, tregon për RTV Dukagjinin se ai jeton vetëm me familjen e tij në fshatin Butovc.

“Sot i kam 84 vjet, me askënd nuk kam me qelë gojën, veç me fëmijët e mi. Askush nuk vjen me na qelë derën, askush nuk vjen me na pa. Vend i shkretë, janë bërë njerëzit zotni. Dikush ka kerra dikush nuk ka. S’ke me kënd me qa një dert, as për gëzim as për keç”, shprehet i dëshpëruar i moshuari, përcjell Telegrafi.

Maqedonsi thotë se për momentin fshati mund të konsiderohet si stan, sepse jetesë këtu nuk ka.

“Jetoj me një vajzë, dhe një djalë i cili një natë vjen një natë jo sepse është në punë. Tjerë banorë këtu nuk ka. Për momentin fshati mund të konsiderohet si stan”, thotë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori