LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i sirianes 7-vjeçare e cila përjetoi sulmin kimik: “Në vend se të thithnim ajër, shijonim aromën e gjakut” (Video)

Rrëfimi rrëqethës i sirianes 7-vjeçare e cila përjetoi sulmin kimik: “Në vend se të thithnim ajër, shijonim aromën e gjakut” (Video)

Një vajzë shtatë vjeçare ka treguar për tmerrin që e ka përjetuar, gjatë sulmeve kimike të kryera nga Bashar al-Assad ndaj civilëve në Douma.

Kjo vajzë e pafat ka treguar se si ishte fshehur në bodrum dhe po ndjente “erën e gjakut”, gjatë sulmit me gaz helmues, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e Masa e cila shihet duke qarë së bashku me fëmijët e tjerë derisa po trajtohej nga mjekët – shokoi botën kur pamjet u transmetuan live në botë gjatë natës së 7 prillit.

Ajo tani ka folur për përvojën e helmimit nga regjimi i Bashar al-Assad që detyroi SHBA-të, Francën dhe Britaninë të kryejnë sulme ajrore ndaj fabrikave ku prodhohen armët kimike në Siri.

“Kemi qenë të strehuar në bodrumin e ndërtesës në Douma. Befasisht ra një sasi e madhe e armëve kimike që nuk shpërthyen, por u ndie një tingull i çuditshëm”.

Duke menduar se i shpëtuan më të keqes, ajo me familjarët dhe civilët tjerë kishin dalur nga bodrumi, por aty mbeti pa frymë.

“Më kujtohet që nëna ime filloi të bërtas, ‘bija ime, bija ime’. Ishte xhaxhai që më ngriti në këmbë dhe menjëherë më mbuloi me rroba të lagura. Pas disa minutave u shfaqën tre mjekë, të cilët mua dhe motrën time filluan të na lagin me ujë, dhe na injektuan një lëngë që i bën ballë helmimeve”, ka treguar vogëlushja.

Pasi ishte qetësuar paksa situata ata ishin rikthyer në bodrum, por tmerri kishte filluar sërish, ndërsa vajza e gjorë e dinte se skenari po përsëritej.

“Shkuam për të fjetur, aeroplanët filluan të bombardojnë dhe ne u mbuluan me pluhur nga dridhjet e mëdha. Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim aromën e gjakut”.

Si pasojë e këtij sulmi kishin humbur jetën 75 persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë e gra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori