LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Pirro Milkanit për gjyshin që i ka vdekur nga gripi spanjoll

Rrëfimi i Pirro Milkanit për gjyshin që i ka vdekur nga gripi spanjoll

Regjisori i njohur Pirro Milkani, rrëfen nga vetizolimi në shtëpinë e tij, se 100 vite më parë gripi spanjoll i mori jetën gjyshit të tij.

“Do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi, çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Bota ka parë edhe fatkeqësi më të rënda. Edhe kjo sëmundje e poshtër, ky infeksion i keq, ky mikrob i pabesë, një ditë do të marrë fund. Çuditërisht, 100 vjet më parë ndodhi një katastrofë e tmerrshme në të gjithë globin; gripi spanjoll mori 50 milionë jetë njerëzish… Arriti deri në Vithkuq, në një fshat malor të Korçës me ajër të pastër, me çdo gjë të mirë. I mori jetën gjyshit tim; e la mamanë time jetime, që dhjetë vjeç. Por, mos të harrojmë që shkenca ka avancuar dhe nuk mund të përsëritet ajo që ndodhi me gripin spanjoll. Do të ketë natyrisht viktima, por do të dalë shumë shpejt dhe antidoti, ilaçi, mjekimi i duhur, edhe ne do t’i rikthehemi përsëri jetës”, ka thënë Milkani. /Report TV/