LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për viktimat e trazirave të marsit të vitit 2004

Rrëfimi për viktimat e trazirave të marsit të vitit 2004

Egzon Deliu, Avni dhe Florent Veseli, janë tre fëmijët që u mbytën në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Dy dekada pas, Zaim Deliu i ka të freskëta momentet, kur e morri lajmin se djali i tij, Egzoni, kishte rënë në lumin pranë shtëpisë.


Ngjarja kishte ndodhur në Çabër, fshatin e vetëm shqiptar në Zubin Potok.

“Djali im me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lum, kurse Fitimi ka shpëtu. Ka shkuar tek mixha i tij, tek disa kushërinj. Ia kanë kthyer shpirtin me shumë vështirësi, sepse ka qenë shumë i lodhur prej atyre hjekave, se edhe ju ka mbytë vëllai. Ai ka tregu qysh ka ndodhë rasti. Jemi zgjuar, kemi dalë. Më së pari e kemi gjetur kufomën e djalit tim, atë natë,” u shpreh babai i Egzon Deliut, Zaim Deliu.

Për shkak se tragjedia ndodhi në lokacion ku jetonin shqiptarë dhe serbë, ngjarja shpejtë morri një ngjyrim etnik.

Fitim Veseli ishte i mbijetuari i vetëm.

Ai kishte dhënë disa deklarata në disa televizione, ku tregonte se si një grup i serbëve me një qen i kishin kanosur ata.

“Prej lart janë lëshuar dy djem të rinj me qen, edhe ju kanë vërsul. Këta e kanë pa që lumi është shumë i madh, me hy në lum i pret vdekja, por edhe me i pritë nuk kanë guxu se kanë qenë fëmijë që e kanë përjetuar luftën. Edhe ja kanë mësy lumit, kështu që djali im me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lumë, kurse Fitimi ka shpëtuar”, tha Deliu.

Kjo do të mjaftonte, që në Kosovë të nisnin protesta, të cilat më pas do të njiheshin si “Trazirat e marsit”.

Kurti kujton ngjarjet e marsit të vitit 2004 ku u vranë 20 qytetarë: 20 vjet pas ia rikujtojmë vetes se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena
Lexo po ashtu Kurti kujton ngjarjet e marsit të vitit 2004 ku u vranë 20 qytetarë: 20 vjet pas ia rikujtojmë vetes se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena

Në to, jetën e humbën dy vëllezër të Asllan Elshanit.

“Në ora dy përafërsisht, i kam taku dy vëllezërit aty, nuk kam mundur më herët se kallaballëk shumë. Po i them vëllait të madh kthehu ti se veç sa je dal prej burgut. Se vëllai i madh ishte shtatë vjet në burg, duke sjellë armatim e kanë zënë dhe shtatë vjet i ka mbajtur burg. Doli prej burgut, i thashë bile ti kthehu tek gruaja tek çikat. Jo tha se nuk kam munduar asgjë të bëj për Kosovën. Rashë tha herët në burg, e po dua me e çlirua edhe këtë pjesë unë,” tha Asllan Elshani, vëllai i dy të vrarëve në trazirat e marsit.

Në këto trazira  20 persona mbetën të vrarë. Qindra të tjerë të plagosur.

Dhuna do ta ndalej tek kur Zaim Deliu morri forcën që t’i drejtohej popullit me disa fjalë.

“Ju kam thënë populli im i vuajtur, i dashur e i respektuar, për hir të situatës, për hir të Kosovës, ju lutem ndaluni dhe kthehuni të gjithë nëpër shtëpitë e veta, sepse po na kanoset një rrezik i madh… I jam lutë popullit në mënyrën më të sinqertë shpirtërore dhe populli më ka dëgju, janë ndal dhe kanë ardhë përsëri gjërat në vend të vetin,” shtoi Zaim Deliu.

Trazirat e marsit i ka kujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori