LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pacientit të parë që u shërua nga coronavirusi: Kam qenë në karantinë, nuk mund të lëvizja nga dhimbjet

Rrëfimi i pacientit të parë që u shërua nga coronavirusi: Kam qenë në karantinë, nuk mund të lëvizja nga dhimbjet

Pacienti i parë që është këndellur nga coronavirusi, 23-vjeçari Huang, ka zbuluar se si është dukur procesi i shërimit dhe cilat janë simptomat e sëmundjes që e dërguan në karantinë.

“Disa herë kam vuajtur nga ethet nga 28 dhjetori deri më 2 janar. Jam shëruar në karantinë”, ka filluar rrëfimin e tij Huang, transmeton Telegrafi.

Mbi 33 milionë njerëz në izolim total, coronavirusi po zgjerohet në Kinë - 28 të vdekur dhe qindra të infektuar
Lexo po ashtu Mbi 33 milionë njerëz në izolim total, coronavirusi po zgjerohet në Kinë - 28 të vdekur dhe qindra të infektuar

Djaloshi nga qyteti Wuhan është i punësuar në stacionin e trenave në Hanko, rreth një kilometër larg tregut të peshqve që konsiderohet se është burim i virusit vdekjeprurës.

Te mjeku shkoi pasi ankohej për plogështi, kokëdhembje dhe marramendje. Simptomat e para i ndjeu më 24 dhjetor, megjithatë të nesërmen gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Mjekët i kishin përshkruar ampula – penicilin G dhe disa barna të cilat nuk precizoi për çfarë lloji bëhej fjalë – por ato nuk e ndihmuan.

Coronavirusi që ngriti në këmbë gjithë botën, si bartet dhe cilat janë simptomat?
Lexo po ashtu Coronavirusi që ngriti në këmbë gjithë botën, si bartet dhe cilat janë simptomat?

Duke menduar se rikuperimi do të zgjatë, vendosi të largohet nga spitali dhe të kthehet në punë, por qysh gjatë rrugëtimit për në shtëpi – më saktësisht në autobus filloi të ndjen ethet. Më 1 janar shkoi për të marrë një mendim tjetër të mjekut në spitalin e qytetit, pasi dyshonte se mund të ketë pësuar ndezje në mushkëri.

Rezultatet e testeve shtesë treguan se ishte krejt diçka tjetër. Kur mjekët u informuan se vendi i tij i punës është shumë afër tregut ku shiten produkte deti, vendosën ta dërgojnë në spitalin e Jinintan, ku shërohen shumica e pacientëve me coronavirus.

Dyshohej se ishte infektuar me coronavirus, mjekët kinezë e fusin në karantinë pacientin në aeroport – e transportojnë në spital me kuti të veçantë
Lexo po ashtu Dyshohej se ishte infektuar me coronavirus, mjekët kinezë e fusin në karantinë pacientin në aeroport – e transportojnë në spital me kuti të veçantë

Sipas tij në ato momente ndjehej aq keq sa që nuk ka mundur as të lëviz, sa që mjekët janë detyruar t’i vendosin bombolën me oksigjen afër. Ditët e ardhshme i kaloi në karantinë.

“Asnjë milimetër e lëkurës nuk më është zbuluar. Kam qenë i mbështjellë fort”, ka shtuar ai duke pranuar se punonjësit në spital kanë qenë shumë të sjellshëm me të, të përkushtuar ta ndihmojnë.

Pasojat e coronavirusit, qyteti kinez bllokohet tërësisht – ngriten çmimet nëpër markete, qytetarët rrahen në arkë për mallra  
Lexo po ashtu Pasojat e coronavirusit, qyteti kinez bllokohet tërësisht – ngriten çmimet nëpër markete, qytetarët rrahen në arkë për mallra  

Për fat të mirë ka arritur të rimëkëmbet, dhe thotë se një nga gjërat që i ka ndihmuar t’i bëjë ballë virusi është mosha.

“Jam personi i parë që jam këndellur dhe lëshuar nga spitali. Jam shëruar shpejtë sepse isha i ri. I kam vetëm 23 vjet”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori