LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Mujë Gashit: U paraqit si invalid, shpëtoi nga masakra në Qyshk (Video)

Rrëfimi i Mujë Gashit: U paraqit si invalid, shpëtoi nga masakra në Qyshk (Video)

Janë bërë 20 vjet kur paramilitaret serbë vranë e masakruan 109 shqiptarë në Qyshk.

Masakra e Qyshkut, nuk nuk ishte e para e as e vetmja, që forcat ushtarako policore serbe kryen në Kosovë.


Mujë Gashi, i mbijetuar i kësaj masakre, ka thënë se ishte 20-vjeçar ditën e krimit. Ai shton se me traktor i kishin dërguar për në qytet dhe dy herë i kanë kthyer në fshat ku panë tmerret që serbët kishin bërë.

“Ditën e krimit unë kam qenë 20 vjeçar dhe më kanë tërhequr nga burrat tjerë. Pasi kam qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, jam paraqitur si invalid. Kështu që na kanë ndarë në tri grupe, e mua më dërguan në prezencën e familjes”, rrëfen për RTV Dukagjinin Mujë Gashi.

Ndërsa Rexhë Kelemendi në këtë përvjetor ka thënë se janë të pakënaqur me epilogun e gjykimit ku për 109 viktima ata që kanë bërë krime janë të lirë.

“Është dashur të gjykohen aty ku kanë bërë krimin. Na kanë mashtruar të japim dëshmi [në Serbi] dhe nuk na është marrë për bazë dëshmia siç e kemi dhënë. Ndryshe unë jam i mbijetuar nga kjo masakër”, tha Rexhë Kelemendi.

Gazemd Muhaxheri, kryetar Komunës së Pejës ka thënë se dëshmorët nuk janë vetëm të familjarëve, ata i takojnë altarit të lirisë dhe do t’i bëjnë dritë shtetit të Kosovës.

“Është nderë që jemi këtu për të përkujtuar 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatin Qyshk”, tha Gazmend Muhaxheri.

Ndryshe në 20 vjetorin e Masakrës janë përkujtuar edhe të rënët e fshatrave Pavlan, Zahaq dhe Llabjan./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori