LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i infermieres amerikane e cila humbi bashkëshortin dhe nënën nga COVID-19

Rrëfimi i infermieres amerikane e cila humbi bashkëshortin dhe nënën nga COVID-19

Infermierja amerikane nga Oklahoma City, Lizanne Jennings, kishte ngushëlluar bashkëshortin e saj Dennis në momentet e fundit të jetës së tij, pasi ishte infektuar me COVID-19, shkruan CNN.

“A je i gatshëm për paqe”, e kishte pyetur ajo partnerin në natën e 23 nëntorit, transmeton Telegrafi.


Por, ai kishte dhimbje të mëdha dhe në një moment Jennings ia kishte bërë me dije se nëna është mirë, dhe se ajo është kthyer në shtëpi.

“Mjekët i dhanë morfinë dhe Ativan. U ktheva kah ai dhe fillova ta ledhatojë dhe t’i them se e dua shumë – është interesant se edhe ai më tha se më do. Në ato momente i thash se tani është i lirë të shkojë dhe se mund të gjejë paqen më në fund”, filloi rrëfimin infermierja amerikane, duke pranuar se nuk ia kishte treguar të vërtetën për të ëmën.

Pa kaluar 30 minuta, ai mori frymë për herë të fundit dhe mbylli sytë përgjithmonë. Në anën tjetër e ëma e saj Linda, e cila gjithashtu ishte infektuar me COVID-19, kishte ndërruar jetë tri ditë më herët.

“Është shumë rëndë”, tha Jennings në një intervistë për CNN, duke pranuar se e kishte shumë vështirë edhe pse e kishte afër të birin Brayden.

“Kur ndalem dhe vajtoj humbjen e bashkëshortit e kuptoj se e kam humbur edhe nënën”, shtoi Jennings, që pranoi se vdekja e më të dashurve  i ka thyer dhe bërë djemtë e saj të ndihen si të “fundosur” në det. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori