LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas që u martua e re – nga lindja e djalit, tentimi për vetëvrasje e deri te ndarja nga burri

Rrëfimi i gruas që u martua e re – nga lindja e djalit, tentimi për vetëvrasje e deri te ndarja nga burri

 Rrëfimi i gruas nga komunitet egjiptian në Kosovë, e cila ishte martuar në moshë të mitur.

Ajo ka thënë se në mentalitetin e rrethit ku ajo jeton, martesa të tilla ishin dhe vazhdojnë të mbeten diçka normale, teksa tregon edhe vështirësitë që i kishte kaluar deri tek ndarja nga burri.


“17 vjeçare me u martua ka qenë një moshë e mesme, do të thotë që je tamon dhe je për martesë, sepse e di se shumica e vajzave në atë kohë janë martuar shumë më të reja se unë. Ka pasur vajza që janë martuar me 14-15-16”, ka thënë ajo.

Ajo ka vazhduar me rrëfimin e saj, duke thënë se pas lindjes së djalit kishte filluar edhe presioni dhe vuajtjet e shkaktuara nga ana e burrit, i cili thotë se e kishte tradhtuar disa herë, madje kishte edhe fëmijë më dikë tjetër. Ajo cek edhe presionin që po i bëhej nga familja e tashmë ish-burrit të saj.

“Pasi ka lind djali, pasi kam ardhë në shtëpi, kanë ndodhë disa sende me ish-burrin jo të mira, disa.. s’e di… Edhe mandej kam pas shumë presion, shumë vuajtje. U dashtë, edhe e kam pa që ndoshta kam gabu që kam lind, nuk mundem me thanë tash që jam pishman që e kam një djalë shumë të mirë, e kam një yll, mirëpo në atë moshë i kam thanë vetit pse. Pasi ndodhën disa sende jo të mira me ish-burrin, kam thanë pse unë s’jam kanë e gatshme dhe me lind, pse e pruna në jetë edhe djalin, edhe ndoshta ka me ndiku kjo edhe te djali e kam pa që është gabim”, ka vazhduar rrëfimin ajo, njofton betimiperdrejtesi.

Ajo thotë se me ditë të tëra kishte qarë nga i gjithë ky presion dhe trajtimi i keq, teksa në një moment kishte menduar t’i japë fund edhe jetës së saj.

“Edhe kam shku i kam marrë hapat që kanë qenë kundër shtatzënisë, i kam pi katër paqeta hapa, kam dashtë me bo vetëvrasje, edhe nuk kam ditë kurrgjo tjetër deri më kanë qu në spital”, tregon mes emocionesh ajo.

Nga kjo ngjarje tragjike ajo kishte menduar se mbase burri i saj do të pendohej dhe do t’i kërkonte falje, por kishte ndodhur e kundërta.

“Tha prej ditës sodit ti me mu nuk je, martesa jonë ka marrë fund…”, rrëfen ajo.

Pas ndarjes ajo e kishte rritur e vetëm fëmijën e saj, kurse ka një mesazh për të gjitha vajzat e reja.

“Mesazhi jem për krejt femrat e reja është t’i japin ma shumë rendësi arsimimit, edukimit edhe të kenë kujdes me kon po shoqnohen dhe kon pe dojnë, le të këqyrin mirë…Disa mendojnë vetëm te pasuria apo te kerri, apo ka një lokal apo diçka, nuk është pasuria asgjë, le të kenë kujdes do me thanë kon pe dojnë, le të mendojnë mirë edhe le të shkollohen, ky është mesazhi”, ka porositur ajo.

Për më shumë ndiqni emisioni “De Jure”, në Tëvë1 dhe “Betimi për Drejtësi”, për hulumtimin mbi “Martesat mes të miturve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori