Jo më kot thonë se gati çdo njeri në këtë planet, ka kopjen e tij në anën tjetër të botës.
E jo të rralla mund të jenë rastet kur një person takon sozinë e tij, apo thënë më mirë personin me të cilin ngjan tmerrësisht.
E ky është rasti i floktarit Arbër Spahiu nga Gjilani, i cili ka ngjashmëri të madhe me reperin e njohur kosovar, MC Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu.

Ai në një prononcim për Telegrafin, tregon se ka pasur rastin që vite më parë të takohet me MC Kreshën, dhe e kujton si një takim interesant.
“Po, e kam takuar MC Kreshën në prapaskenën e një koncerti. Më vjen keq që nuk jam MC Kresha, por është ndjenjë e veçantë kur të ngatërrojnë me një njeri shumë pozitiv dhe të dashur për publikun. Jam takuar, dhe më pati premtuar që do dalim edhe për kafe”, ka thënë Arbri për Telegrafin.

Tutje, ai tregon se kur kalon në rrugë i ndodh që shpesh njerëzit ta ndalojnë, duke i kërkuar fotografi ose autograf, duke menduar se është vërtet reperi.
“Çdoherë kur dal në rrugë, njerëzit mendojnë që jam vet reperi dhe pyetja e parë që më bëjnë është: A bën një foto?”, thotë mes të qeshurave floktari Spahiu.
I njëjti thotë se nuk ka provuar asnjëherë të këndojë, ndërsa është shumë i kënaqur me punën që bën si berber.
“Jo, s’kam provuar asnjëherë të këndoj, dhe besoj që nuk do kisha provuar asnjëherë që të merrem me këndim. Puna e berberit është puna që e bëj me shumë pasion dhe shumë vullnet”, ka përfunduar Arbri për Telegrafin.
Por, ndërkohë, çfarë thotë MC Kresha për fansin që i ngjan aq shumë?

Reperi në një prononcim për Telegrafin bën të ditur se i ka ndodhur disa herë të takohet me persona që i ngjasojnë, dhe kjo i ka dhuruar një ndjenjë të mirë.
“Më ka ndodhur shpesh, që kam takuar njerëz të cilët më ngjasojnë, dhe jam ndjerë mirë. Takimi me ta ka qenë vërtet diçka e bukur”, tha MC Kresha për Telegrafin.

Ai tha se takimi me sozinë e tij, i jep ndjesinë e mirë të shoh se si edhe njerëzit kanë dëshirë të personifikohen si ai. Dhe kjo gjë i ka ndodhur jo më larg se këtë vit.
“Është ndjenjë vërtetë e mirë kur sheh dikë që ndjehet i lumtur që personifikohet me ty. Më ka rastis shpesh që nëpër koncerte, njerëz që më ngjasojnë, më kanë ndalur për të bërë fotografi, dhe jam ndjerë mirë për ngjashmërinë që ata kanë me mua. Vetëm këtë verë më kanë ndodhur rreth pesë ose gjashtë raste të tilla”, ka përfunduar MC Kresha për Telegrafin.
Ngjashmëria mes të dyve është vërtetë e madhe, dhe kjo mund të vërehet edhe nga fotografitë që dy personazhet në fjalë ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë