LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dëshmitarit të shembjes së ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë

Rrëfimi i dëshmitarit të shembjes së ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë

Naser Osmani ka qenë në vendin e ngjarjes dje pasdite në Mitrovicë, ku ka humbur jetën 27 vjeçari Visar Behrami, pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatiku”.

Reklama

“Unë kam qenë në pjesën e hyrjes dhe kur është bërë rrënimi prej presionit të ajrit të gjitha dritaret janë thyer. Kam bërtitur mos po e dëgjojë të ndjerin. Menjëherë i kemi thirrur policinë dhe ekipet tjera. Jemi munduar të gjithë bashkë që ta gjejmë viktimën nën rrënoja”, ka thënë Osmani, i cili ka parë gjithë ngjarjen.

Ai ka thënë se bashkë me Visar Behramin kanë qenë duke punuar edhe tre persona të tjerë të cilët kanë arritur që t’u shmangen shembjeve.

“Ata kanë arrit që të kërcejnë – kanë qenë të traumatizuar. Ata kanë qenë duke bërë renovime të ‘Adriatikut’. Unë nuk kam pasë mundësi që të reagojë”, ka thënë Osmani në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas tij deri te rrënimi i objektit që ngjau dje ka ardhur si pasojë e paplanifikimit të duhur.

“Kanë nisë që përbrenda ta bëjnë rrënimin e shtyllave që kanë qenë në objekt. Kurrë probleme nuk ka pasë më herët. Renovimet e brendshme pa planifikim kanë çuar deri te incidenti”, tha ai.

Osmani ka thënë se nuk ka pasur mënyrë tjetër pos pjesës ballore të objektit që të shkohej më shpejt deri te trupi i Visar Behramit që ndodhej nën gërmadha për disa orë.

“Të gjithë kemi qenë këtu deri në 00:03 – pas shtatë orë kërkimesh – kur ekipet e FSK-së e gjetën trupin e pajetë. Unë e kam njohur atë, ka qenë njeri i afërt dhe punëtor. Këtu ka qenë duke punuar prej tre javësh dhe në sallën e objektit na ka rënë që të rrimë bashkë”.

Osmani ka thënë se duhet të ndërhyhet shpejt që shtyllat që kanë mbetur varur në objekt të largohen në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë tragjedi e radhës.


Në trend Lajme

Më shumë
Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Lajme
Ministrat e Qeverisë Kurti të painformuar për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës

Ministrat e Qeverisë Kurti të painformuar për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

Lajme
Raci: Vështirë të besohet se Kurti që po lufton krimin në veri të gjendet në listë me Dodikun e Radojçiqin

Raci: Vështirë të besohet se Kurti që po lufton krimin në veri të gjendet në listë me Dodikun e Radojçiqin

Lajme
Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Lajme
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Elfije Boletini
Kalo në kategori