LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Bernard Berishës: Kontrata e re me Akhmat Groznin, minutat e pakët te Kosova, ndeshja me Maqedoninë dhe fjalë të mira për Ballkanin e Suharekës

Rrëfimi i Bernard Berishës: Kontrata e re me Akhmat Groznin, minutat e pakët te Kosova, ndeshja me Maqedoninë dhe fjalë të mira për Ballkanin e Suharekës

Bernard Berisha është një nga futbollistët më të njohur që kanë dalë nga futbolli i Kosovës ndër vite, ndërsa aktualisht luan në kampionatin rus te Akhmat Grozni.

Futbollisti këmbëshpejtë në një intervistë për Telegrafin ka folur për kontratën e re me klubin, kampionatin rus, sukseset e Kosovës, ndeshjen me Maqedoninë dhe shumë të tjera.

28-vjeçari tregon se ende e përcjell kur ka kohë Superligën e Kosovës, ndërsa uron Ballkanin për lojërat e mira të zhvilluara.

Sapo keni nënshkruar kontratë të re me klubin tuaj, si po ndjeheni?

Bernard Berisha: Po e kam vazhduar edhe për tri vite të tjera. Me kontratën e re jam shumë i lumtur. Dua ta falënderoj presidentin e çeçen Ramzan Khadirov si presidentin e klubit, Magomed Daudov që njihet si “Lord” te cilët besojnë në mua. Unë jam shumë i lumtur aty.

Na flisni për kampionatin rus?

Bernard Berisha: Kampionati është shumë i fortë. Kjo dihet pas aty kemi ekipe shumë të mëdha dhe ndeshje të forta. Investimet nga klubet nuk mungojnë.

Si janë ndeshjet derbi me klubet si Zenit dhe CSKA?

Bernard Berisha: Kur kemi ndeshje me ekipe të forta është një ndjenje shumë e mirë. Në këto ndeshje gjithmonë angazhimi është më i madh. Mundohemi t’i fitojmë këto ndeshje për tifozët pasi vëmendja është e madhe.

Si i vlerësoni eliminatoret e Kosovës për Euro 2020?

Bernard Berisha: Mendoi se jem paraqitur mirë. Ndoshta me më pak fat kemi mundur me qenë të kualifikuar. Po nga njëherë duhesh ta kesh edhe fatin me veti. Gjithçka ka shkuar mirë dhe duhet t’i falënderojmë të gjithë ata që na kan qëndruar afër deri gjithmonë.

Sa jeni i kënaqur me minutat që i kishit nga përzgjedhësi Challandes?

Bernard Berisha: Unë gjithmonë e kam respektuar vendimin e trajnerit. Çdo lojtarë ka dëshirë të luajë më shumë, por aty vendos trajneri. Unë do të jem i gatshëm dhe shpresoj që të ndërroj mendim dhe të më jepet mundësia më shumë.

Ndeshja me Maqedoninë, çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Bernard Berisha: E kemi edhe një mundësi të mirë të cilën shpresoj ta shfrytëzojmë dhe të arrijmë të kualifikohemi për finalen e madhe.

Pushimet jeni duke i kaluar në Kosovës?

Bernard Berisha: Po unë kam ardhur në Kosovë për ta vizituar familjen dhe vendlindjen time. Sa herë jam këtu jam shumë i lumtur.

A po i shikoni ndeshjet e Superligës?

I përcjell kohë pas kohe ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku Ballkani ka bërë një kampionat shumë të mirë deri tani dhe kanë një bravo nga unë. Mendoj që kanë bërë një loj shumë të mirë, pasi e kanë edhe trajnerin që e ka përshtat mirë kualitetin që e ka në skuadër. Ju dëshiroj suksese të gjitha klubeve në vijim të kampionatit.

Po ish-klubin tuaj Besa?

Sa i përket klubit Besa i dëshiroj inkuadrim në Superligën e Kosovës. Dihet q është klubi im i zemrës.

Për fund Berisha i uron shqiptarët për festat e fundvitit, duke iu uruar shëndet, fat dhe lumturi në familjet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori